Formacionet zyrtare: Roma kërkon pikë të plota përballë Beneventos

Futboll

Formacionet zyrtare: Roma kërkon pikë të plota përballë Beneventos

Më: 18 tetor 2020 Në ora: 19:43
foto ilustrim

Në xhiron e katërt të kampionatit italian, Roma është nikoqir i Beneventos në Stadio Olimpico.

Në tri javët e parë, Giallorossët kanë regjistruar një fitore, një barazim dhe një humbje, ndërsa me katër pikë të arkëtuara qëndrojnë në pozitën e dhjetë në tabelë.

Benevento ndodhet dy pozita më lartë me gjashtë pikë të grumbulluara nga dy fitore dhe një humbje.

Trajnerët Paulo Fonseca dhe Filippo Inzaghi i kanë gati skuadrat që do ta nisin takimin nga minuta e parë.

Formacioni startues i Romës: Mirante; Mancini, Cristante, Ibanez; Santon, Pellegrini, Veretout, Spinazzola; Mkhitaryan, Pedro; Dzeko.

Formacioni startues i Beneventos: Montipò; Foulon, Glik, Caldirola, Letizia; Ionita, Schiattarella, Dabo; Iago Falque, Caprari; Lapadula. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat