Çka pas Vokrrit...!?

Futboll

Çka pas Vokrrit...!?

Nga: Esat Mehmeti Më: 18 tetor 2020 Në ora: 21:54
Esat Mehmeti

Me shkas

Kah po shkon futbolli i Kosovës?!
Pranimi i FFK-së, në instanca më të larta ndërkombëtare Botërore, para katër viteve FIFA  e UEFA mbetet ngjarja më madhe dhe më sublime historike e Kosovës së re. (E larë me djersë , lot e gjak ,në një rrugë të fantazmave!!! okupuese) 
Në krye me legjendarin- Fadil Vokrri , gjërat dhe rrethanat filluan radikalisht të marrin kuptim, duke trasuar një rrugë të mbarë, si në infrastrukturë dhe shkollim të kuadrave, aftësime administrative po edhe profesionale e teknike,  me riorganizim e krijim të grupmoshave deri te kombëtarja  A e jonë)

Planet e Fadilit (Vokrrit), në bisedë timen me te ishin të shumta, duke filluar në ristrukturimin e brendshëm të strukturave udhëheqëse, ndryshimin dhe emërimin e shtabeve profesionale në të gjitha kategoritë etj...Fillojë me emërimin e selektorit Bernard Challandes, që ishte fenomenal  dhe premtues...? Vdekja e papritur e legjendës ishte tërmet i madh në vazhdim të projekteve ekzistuese të hartuar me rrethin e ngushtë brenda FFK-së me bashkëpunëtorët.

Çka pas Vokrrit...!?

Me pëlqimin e të gjithëve , që ishte normale, rruga duhej të vazhdohej  me zëvendëskryetarin e parë z. Agim Ademi. Ashtu edhe ndodhi.

Rezultatet e mira të reprezentacioneve , në të gjitha seleksionet ishin krenaria dhe mburrja e Kosovës e sidomos i A-së
 E keqja filloj për FFK nga brendësia, u politizuan gjërat në përmasa shkatërruese, për interesa personale në individ...!? 
   Regjionet dhe klubet u përçan më shumë. Filluan të merren me politikë të gabuar,  e jo me punë e avancim në brendësi të klubeve të veta.

Ristrukturimi në federatë ishte i pashmangshëm e i planifikuar nga legjendari Vokrri stagnojë...!?  Realizimi i projektit i hartuar nga tandemi Vokrri - Ademi po anashkalohej dhe haste në vështirësi ...!

Klubet thirreshin e betoheshin në planprogramin e të ndjerit kryetar duke harruar zëvendësin e tij, Ademi . Shumë gabimisht pozicionoheshin , kinse vetëm një njeri i ka fajet në Federatë për çfarëdo pune...!
Thirreshin kuvende për shkarkimin e një njeriu...!? Në vend që të debatojnë e plotësojnë me emërime adekuat nga sfera e emrave të lartë të futbollit Kosovar që lan gjurmë në atë Jugosllavi 23 milionëshe..!
 Në vend që të vazhdojnë me politika bazike (puna me të rinj vendor) e deri te seniorët. 

Në vend që të marrin vendime e ligje në të drejtën e avancimit  e kuadrave vendore : 
1).  Ligji obligativ  që vetëm dy lojtar të shteteve tjera , mund të luajnl nëpër ekipet tona...
2), Ligji obligativ që të inkuadrohen nga 3 lojtar të moshës 17, 18 vjeçar në ç'do ndeshje në ekipin e parë.
3). Ligji obligativ që para lojë të seniorēve të zhvillohen garat me ekipe të reja...si pasqyrë e së nesërmes...

4) Që trajnerët më të mirë të inkuadrohen nëpër kategori të reja( bile të paguhen sikur trajneri i ekipit të parë).

Këto gjëra i kemi parë e përjetuar ne me herët në një sistem tjetër...
Sigurisht se shokët e mi  e dinë , por kanë me më plotësuar e ripropozuar edhe shumë të mira për avancimin e industrisë tonë.

Futbolli si në Kosovë edhe në mërgatë. 
 Jam tejet i bindur se klubet tona po  bëjnë gabime trashanike, dhe aspak komerciale, duke  blerë lojtar të harxhuar të vendeve tjera nga vijnë me para të majme, pa kurrfarë leverdie, aq më keq duke betonuar qindra lojtar të rinj  pa shanse e shpresë për të inkuadruar e shpërthyer  në ekipet e zemrës.

- Është e pakuptimtë dhe gjynah të shpenzohen, për çdo vit blerja e nga 10- 15 lojtarëve jashtë Kosovës nga klubet tona. Kur, dihet se asnjë trajner me famë botërore nuk mund ta komponojë si duhet çdo vit për 20 ditë skuadër për rezultate të larta Europjane...! 

Llapi , Gjilani, Prizreni , Prishtina , Drenasi , Peja, Mitrovica kthjelluni, lëreni këtë rrugë të gabuar e të shtrenjtë... 
Federata është e klubeve, aprovoni ligje , rregulla  e disciplinë si shtet i ri... Kosova duhet  të prodhoj kuadra të larta prej të rinjve, të bëhet tregu më i kërkuar në Europë ... Mos t'ia falim milionat  tjetrit shtet...15miliona (Fenerbashçes për Muriqin, 15 milionë Rashica, ... Kastrati ... Berisha e shumë e shumë Xhaka e Shaqira ...).

E di se më së lehti është me u bë i mençur në këtë kohë. Por, nga dëshira e provoja ime prej karrierë të gjatë në sport , nuk më lënë do të të heshti... pa e thënë e treguar të drejtën, për të mirën e  futbollit të Kosovës ,klubeve dhe donatorëve , dhe të vetmen rrugë për vënie në lëvizje makinerinë prodhuese që si komb, e që kemi brumë e talent me përmasa botërore. 

Për realizimin e këtij projekti nevojitet pune dhe durim ku suksesi është i garantuar...me harxhime të përgjysmuara të donatorëve ... 

Autori është ish portieri i mirënjohur i futbollit në gjeneratën e artë të viteve të 70-ta dhe të 80-ta

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat