Luan ndaj Skocisë, Kombëtarja e femrave nis grumbullimin në Shkodër

Futboll

Luan ndaj Skocisë, Kombëtarja e femrave nis grumbullimin në Shkodër

Më: 18 tetor 2020 Në ora: 22:34
Foto

Kombëtarja Shqiptare e Femrave ka nisur këtë të diel grumbullimin për ndeshjen kualifikuese ndaj Skocisë, e vlefshme për eliminatoret e “UEFA Women’s EURO 2021”.

Trajneri Armir Grima ka grumbulluar për këtë ndeshje 20 vajza, të cilat luajnë në kampionatin shqiptar dhe jashtë vendit. Seancat stërvitore ekipi ynë i vajzave do t’i zhvillojë në qytetin e Shkodrës deri ditën e enjte, kur edhe do të niset drejt Skocisë. Ndeshja kundër ekipit skocez do të luhet në datën 23 tetor.
Shqipëria ndodhet në grupin E të këtyre eliminatoreve, me Portugalinë, Skocinë, Qipron dhe Finlandën. Në ndeshjen e fundit, që u zhvillua në 11 mars, vajzat tona morën një fitore 0-2 në transfertë me Qipron.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat