Tifozët bllokojnë ekipin para derbit

Futboll

Tifozët bllokojnë ekipin para derbit

Më: 18 tetor 2020 Në ora: 22:39
Tifozët bllokojnë ekipin para derbit

Schalke është në krizë totale! Ekipi gjerman ka 20 ndeshje pa fituar dhe e ka nisur sezonin e ri ashtu si la të vjetrin.

Ata kanë humbur 3 ndeshjet e para të kampionatit, ndërsa barazuan sot ndaj Union Berlinit me rezultatin 1:1.

Klubi legjendar rrezikon seriozisht rënien nga kategoria nëse vazhdohet kështu. Tifozët janë shumë të shqetësuar për ecurinë e ekipit të tyre dhe i dolën para futbollistëve pas ndeshjes me Union Berlinin.

Ishin 80 prej tyre që u mblodhën para stadiumit. Sfida e radhës e Schalkes është derbi ndaj Dortmundit. Tifozët shpresojnë që ekipi të reagojë dhe të rikthehet te fitorja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat