Roma triumfon në ndeshjen me shumë gola ndaj Beneventos

Futboll

Roma triumfon në ndeshjen me shumë gola ndaj Beneventos

Më: 18 tetor 2020 Në ora: 22:50
foto ilustrim

Shtatë gola janë shënuar në ndeshjen ndërmjet Romës dhe Beneventos (5-2) në Stadio Olimpico, pesë nga të cilët i realizuan vendasit.

Gianluca Caprari e zhbllokoi rezultatin në minutën e pestë të takimit duke shënuar për mysafirët, ndërsa Pedro Rodriguez i barazoi shifrat (31’).

Menjëherë pas, Edin Dzeko shënoi për epërsinë e nikoqirëve (35’) dhe me këtë rezultat përfundoi pjesa e parë.

Në gjysmën e dytë, vizitorët e barazuan rezultatin me golin e Gianluca Lapadula (55’), i cili dështoi nga pika e bardhë, por reagoi për ta përmirësuar gabimin.

Megjithatë, Giallorossët vazhduan të shënonin. Jordan Veretout riktheu epërsinë nga penalltia (69’), kurse Edin Dzeko (77’) shënoi golin e sigurisë.

Carles Perez, i cili hyri në lojë në pjesën e dytë (në vend të Pedros, 78’), u regjistrua në listën e golashënuesve duke vendosur rezultatin përfundimtar (89’).

Kjo ishte fitorja e dytë e Romës që në katër takime, numëron edhe një barazim dhe një humbje. Kurse për Beneventon është humbja e dytë, ndërsa ka regjistruar edhe dy fitore. 

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat