Bastoni dhe Nainggolan negativ për COVID-19, gati për Champions League

Futboll

Bastoni dhe Nainggolan negativ për COVID-19, gati për Champions League

Më: 19 tetor 2020 Në ora: 00:02
Nainggolan

Alessandro Bastoni dhe Radja Nainggolan kanë rezultuar negativ për COVID-19.

Mbrojtësi italian është i gatshëm për t’u përballur me Borussia Mönchengladbachun të mërkurën, derisa Ninja por lufton me kohën për atë ndeshje.

Të dytë rezultuan pozitiv me koronaviurs, por tani janë rikuperuar dhe janë gati për aksion.

Gjiganti i Serie A do të përballet me Borussia Mönchengladbach në ndeshjen e parë në fazën e grupeve të Champions League të mërkurën.

Nainggolan gjithashtu ka rezultuar negativ për COVID-19, por sipas “Calciomercato.com” Interi duhet shpejt të kompletojë dokumentacionin e nevojshëm në UEFA për ta përfshirë lojtarin në skuadër për ndeshjet në Evropë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat