​Schalke-20 ndeshje pa fitore

Futboll

​Schalke-20 ndeshje pa fitore

Më: 19 tetor 2020 Në ora: 00:44
Foto ilustrim

Vazhdon seria e pabesueshme e skuadrës gjermane Schalke, pa fitore në kampionatin e Bundesligës.

Futbollistët e Schalke luajtën sot baraz 1: 1 si vendës kundër Union Berlin dhe tashmë ekipi nga Gelsenkirchen ka 20 ndeshje në kampionat – katër këtë sezon dhe 16 sezonin e kaluar – pa fitore.

Schalke është ende shumë larg rekordit që mban Tasmania 1900 Berlin, nga viti 1973. Sipas të dhënave zyrtare të Bundesliga, ata në sezonin e tyre të vetëm 1965/1966 fituan vetëm 10 pikë, me një gol diferencë prej minus 93 dhe 31 ndeshje pa fitore.

Fitoren e fundit në kampionat, Schalke arriti në janar të këtij viti kundër Borussia Moenchengladbach (2:0) dhe pastaj pati 13 humbje dhe shtatë barazime. Schalke ishte gjithashtu në prag të disfatës ndaj Union Berlin pasi mysafirët kaluan në epërsi në minutën 55 me golin e Marvin Friedrich, por Goncalo Paciencia u përkujdes të barazojë shifrat 14 minuta më vonë, duke i siguruar skuadrës së tij pikën e parë këtë sezon pas tr humbjeve në fillim.

Ndryshe, Leipzig kryeson tabelën me 10 pikë, ndërsa Bayern dhe Borussia Dortmund kanë nga 9 pikë në pozitën e dytë, përkatësisht të tretë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat