Koeman konfirmon interesimin e Barcelonës për Wijnaldum

Futboll

Koeman konfirmon interesimin e Barcelonës për Wijnaldum

Më: 19 tetor 2020 Në ora: 09:51
Koeman

Barcelona ka kërkuar disa futbollistë gjatë afatit kalimtar veror, por që objektivat kryesor nuk arriti t’i marrë.

Njëri nga synimet kryesore të Barçës ka qenë mesfushori holandez Georginio Wijnaldum.

Se Barcelona dëshiroi transferimin e tij e ka konfirmuar edhe trajnerit holandez Roland Koeman.

Wijnaldum nga ana tjetër është futur në vitin e fundit të kontratës me Liverpoolin, pasi në qershor të vitit 2021 do të mbetet i lirë.

Barcelona do të synojë afrimin e tij në janar për një shumë të ulët, ose do ta pres verën për ta marrë si agjent të lirë.

“Interesimi ynë për Wijnaldum ishte i ndarë në dy pjesë, varësisht nga ajo se çfarë do të bënte Messi”.

Megjithatë Koeman ka thënë se nuk ka qenë prioritet transferimi i Wijnaldum para një sulmuesi ose një mbrojtësi të djathtë.

“Situata ekonomike e klubit ishte e njohur dhe ne fillimisht kishim prioritet transferimin e një mbrojtësi të djathtë ose një sulmuesi para Wijnaldum”.

“Gjithsesi të shohim në janar ose në verë se çfarë do të ndodhë”, ka deklaruar Koeman. 

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat