Ceferin: Evropiani në një vend të vetëm, VAR-i duhet përmirësuar

Futboll

Ceferin: Evropiani në një vend të vetëm, VAR-i duhet përmirësuar

Më: 19 tetor 2020 Në ora: 14:50
Presidenti i UEFA-së, Aleksander Ceferin

Presidenti i UEFA-së, Aleksander Ceferin, në një intervistë me Movistar, pranoi se Evropiani i 2021 nuk është në rrezik, por, ndoshta, formula shëtitëse, pra zhvillimi i ndeshjeve në shumë vende, do të shfuqizohet.

“Ne jemi të sigurt se do të luhet, por ndoshta vetëm në një vend”, rrëfeu slloveni.

Sa i përket formulës “Final Four” të Ligës së Kampionëve Ceferin theksoi:

“Është një opsion, por pas vitit 2024. Formati i vitit të kaluar u favorizua nga Koronavirusi, por ishte interesant. Një finale me tetë skuadra është e vështirë për shkak të kalendari, por një “Final Four”, me një javë futboll, do të ishte një ngjarje e shkëlqyeshme që mund të organizohej në qytete të mëdha”.

”VAR? Ndihmon futbollin, por gjithashtu mund ta dëmtojë atë. Nuk ka kthim prapa, por ka shumë gjëra për t’u përmirësuar“.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat