Koeman: Të tjerët duhet të vrapojnë në mënyrë që Messi të jetë më i miri në botë

Futboll

Koeman: Të tjerët duhet të vrapojnë në mënyrë që Messi të jetë më i miri në botë

Më: 19 tetor 2020 Në ora: 15:03
Lionel Messi

Trajneri i Barcelonës, Ronald Koeman, e pranon se futbollistët e tjerë në skuadrën e tij duhet të vrapojnë shumë, në mënyrë që Lionel Messi të jetë lojtari më i mirë në botë.

Sulmuesi i magjishëm argjentinas ka gjithmonë shumë për të dhënë për kauzën e përbashkët në Camp Nou.

Loja e tij, megjithatë, është plotësisht e bazuar në prodhimin e mundësive të shumta në sulm prandaj t’i kërkosh atij ndihmë për t’u mbrojtur nuk ka ndonjë vlerë.

Messit i jepet liri për ta shprehur veten çdo herë që zbret në fushë, pasi trajnerë të ndryshëm në skuadrën e Barçës dhe në ekipin kombëtar të Argjentinës e kanë lejuar atë të ecë nëpër ndeshje.

Kjo qasje ka prodhuar shpërblime të majme, pasi gjashtë herë fituesi i Topit të Artë ka mbledhur trofe të mëdhenj.

Duke folur për taktikat e tij për UEFA-n, Koeman – i cili e mori drejtimin e Barcelonës në verë – tha: “Nganjëherë trajnerët i vështirësojnë shumë gjërat”.

“Loja është prapëseprapë 11 kundër 11; nevojitet organizim i mirë brenda ekipit. Duhet t’iu qasesh cilësive individuale të lojtarëve”, shtoi ai.

“Ne e kemi Messin në ekip dhe të tjerët. Ne duhet të punojmë shumë, të vrapojmë shumë, sepse kështu ia mundësojmë Messit të jetë më i miri në botë.

Koeman nënvizoi: “Me Leon kam tri javë që punoj. Nga fillimi i kam parë cilësitë e tij si lojtar. Ai është më i miri sepse është shumë inteligjent. Ai e gjen zgjidhjen më të mirë në fushë tejet shpejt.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat