Ndeshja e Ligës së Kampionëve që do të ndiqet nga 999 tifozë në stadium

Futboll

Ndeshja e Ligës së Kampionëve që do të ndiqet nga 999 tifozë në stadium

Më: 19 tetor 2020 Në ora: 15:33
Foto ilustrim

Gara elitare e futbollit, Liga e Kampionëve fillon nesër dhe të mërkurën kur programi përfshin ndeshjet nga raundi i parë në sezonin e ri.

Në disa stadiume, prania e tifozëve do të lejohet, ndërsa një pjesë e mirë e ndeshjeve do të luhen pa tifozë.

Ndeshjen mes Leipzig dhe Basaksehir do ta shikojnë saktësisht 999 tifozë. Vendimi u mor nga autoritetet lokale pas përkeqësimit të pandemisë së koronavirusit, përcjell lajmi.net. 

Ndeshjet në shtëpi të Leipzig në Bundesliga u shikuan nga 8,500 spektatorë, por situata me virusin është përkeqësuar ditët e fundit dhe gjërat kanë ndryshuar.

Numri i të infektuarve po rritet gjithashtu në Mynih. Janë 87 raste për 100,000 banorë, kështu që organizatorët e kësaj ndeshje vendosën që Bayern dhe Atletico të luajnë pa tifozë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat