Barcelona po punon në kontratën e De Jong, Legnlet e Ter Stegen

Futboll

Barcelona po punon në kontratën e De Jong, Legnlet e Ter Stegen

Më: 19 tetor 2020 Në ora: 16:33
Foto Ilustrim

Barcelona dëshiron që të blindojë me kontrata të reja tre lojtarë si, Frenkie de Jong, Clement Lenglet dhe Marc-Andre ter Stegen.

Sipas asaj që raporton Goal.com, klubi katalunas nuk dëshiron të rrezikojë në humbje e treshes, duke iu ofruar marrëveshje të reja.

Blaugranasit janë të bindur që portieri, mbrojtësi dhe mesfushori do të firmosin kontratat e reja brenda kësaj jave.

Sipas asaj që raportojnë mediumet në Spanjë, Ter Stegen po kërkon një pagë prej 18 milionë eurosh në sezon.

Në anën tjetër, rritje të lehtë në pagë do të ketë edhe për Lenglet e De Jong, që janë shtyllat e skuadrës që drejtohet nga Ronald Koeman.

Barcelona po ashtu ka kërkuar nga lojtarët e skuadrës që të ulin pagat e tyre, në mënyrë që të mos futen në një krizë financiare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat