Klopp për Van Dijkun: Ne do të presim për të sikurse një grua e mirë që e pret bashkëshortin kur është në qeli

Futboll

Klopp për Van Dijkun: Ne do të presim për të sikurse një grua e mirë që e pret bashkëshortin kur është në qeli

Më: 19 tetor 2020 Në ora: 16:44
Jurgen Klopp

Jurgen Klopp e di se mungesa e Virgil van Dijkut te Liverpoolit do të jetë evidentet.

Mbrojtësi holandez lëndoi ligamentet e gjurit në barazimin 2-2 të The Reds ndaj Evertonit në fundjavën që shkoi.

Portieri i Toffes, Jordan Pickford bëri një ndërhyrje horror në Van Dijkun, duke e detyruar atë që të lëshojë fushën pas vetëm 11 minutash lojë.

Holandezi pritet që të mungojë për së paku deri në shtatë muaj te Liverpooli, ndërsa Klopp ka theksuar rëndësinë që ka lojtari për skemat e tij.

“Ne do të presim për të sikurse një grua e mirë që e pret bashkëshortin kur është në qeli”, ka thënë trajneri gjerman për Van Dijkun.

Klopp në ndeshjet e radhës do të detyrohet të luajë në mbrojtje me Fabinhon, që tregoi një paraqitje brilante kur luajti në atë pozitën në fitoren 2-0 ndaj Chelseat në Stamford Bridge. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat