Koeman kërkon më shumë nga Leo Messi

Futboll

Koeman kërkon më shumë nga Leo Messi

Më: 19 tetor 2020 Në ora: 17:03
Messi

S’ka asnjë dyshim, për Ronald Koeman dhe pothuajse për të gjithë, Lionel Messi është futbollisti më i mirë në botë.

Por, trajneri i Barcelona ende nuk e ka parë më të mirën nga Leo që kur është emëruar në stolin e katalunasve.

Koeman thotë se Messi mund të bëjë shumë më shumë në fushë, pas humbjes 1-0 të Barcelonës nga Getafe.

“Ndoshta forma e Messit mund të jetë më e mirë se në këtë moment, por ai është i lumtur, po stërvitet mirë, është i fokusuar, dëshiron të luajë dhe të jetë kapiten i ekipit dhe po përmirësohet. Nuk kam asnjë ankesë”, u shpreh Koeman.

“Ai s’kishte fat pasi topi goditi shtyllën në aksionin e fundit të ndeshjes. Nuk kam asnjë dyshim se ndeshjet e ardhshme do të shohim më të mirën nga Messi”. 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat