Ciro Immobile flet për herë të parë për Vedat Muriqin

Futboll

Ciro Immobile flet për herë të parë për Vedat Muriqin

Më: 19 tetor 2020 Në ora: 17:24
Vedat Muriqi

Sulmuesi italian i Lazios, Ciro Immobile ka folur për herë të parë për Vedat Muriqin.

Ciro Immobile sezonin e kaluar u shpall golashënuesi më i mirë në Evropë duke fituar “Këpucën e Artë” pas 36 golave të shënuar në Serie A për Lazion.

Këtë sezon në sulm partner do ta këtë yllin kosovar, Vedat Muriqin i cili u transferua nga Fenerbahce tek Lazio për 20 milionë euro.

Immobile ka folur për partnerin e ri të sulmit duke u shprehur se ai (Muriqi) ja kupton lëvizjet e tij.

“Ai (Vedat Muriqi) është sulmues shumë i ndryshëm nga unë, ndoshta diçka i ngjashëm me Caicedon por jo edhe aq shumë. Dje bëm stërvitje për herë të parë së bashku dhe e pash që ai më njeh – ai i kupton lëvizjet që unë bëjë” – u shpreh Immobile.

Kujtojmë që Lazio luan nesër (e marte) sfidën e parë në Ligën e Kampionëve pas më shumë se 10 vjetësh. Skuadra e Simone Ingazhit është nikoqire e Borussia Dortmund me takimin që nis nga ora 21:00.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat