Guardiola paralajmëron Kun Agueron

Futboll

Guardiola paralajmëron Kun Agueron

Më: 19 tetor 2020 Në ora: 17:23
Guardiola dhe Augero

Trajneri Pep Guardiola thotë se “El Kun” duhet ta demonstrojë se e meriton të vazhdojë të luajë në City, derisa kontrata e të dyve skadon verën e ardhshme

Trajneri Pep Guardiola ka thënë se secili lojtar i Manchester Cityt duhet ta demonstrojë se e meriton të vazhdojë të luajë në “Etihad Stadium”.

Në këtë rreth, trajneri spanjoll e ka përfshirë edhe Sergio Agueron, të cilit i skadon kontrata në fund të këtij sezoni.

Ish-futbollisti i Atletico Madridit e bëri paraqitjen e parë pas katër muajsh pasi u shërua nga lëndimi në gju, derisa City e mposhti Arsenalin me rezultat 1:0 të shtunën.

City mbetet i relaksuar sa i përket situatës kontraktuale të Agueros.

Gjithashtu, edhe kontrata e trajnerit Guardiola do të skadojë në fund të sezonit.

Prandaj, ende nuk dihet nëse sulmuesi argjentinas dhe trajneri spanjoll do të qëndrojnë në Manchester pas përfundimit të edicionit 2020/21. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat