Prishtina pa një super lojtar për ndeshjet ndaj Feronikelit!

Futboll

Prishtina pa një super lojtar për ndeshjet ndaj Feronikelit!

Më: 19 tetor 2020 Në ora: 18:04
Prishtina

Skuadra e Prishtinës ka njoftuar se Sabien Lilaj do të mungojë për dy javë.

Lilaj u dëmtua në ndeshjen e fundjavës ndaj Besës, që skuadra e Prishtinës e fitoi me rezultatin e thellë 4-0.

Pas ekzaminimeve të lojtarit, FC Prishtina ka njoftuar që lojtari do të mungojë për dy javë, me ç’rast do të mungojë ndaj Feronikelit, Gjilanit e ndoshta edhe Ballkanit.

Ja njoftimi i klubit:

“Sabien Lilaj mungon dy javë

Mesfushori ka zgjatur muskulin

Prishtinë, 19 tetor 2020 – Prishtina të shtunën ka mposhtur Besën 4:0, ndeshje kjo në të cilën mesfushori, Sabien Lilaj ka pësuar lëndim në minutën e 37-të me çka u zëvendësua me Qendrim Zybën.

Pas kontrollit të detajuar mjekësor në spitalin “Royal Medical” nga ortopedi specialist, Qerim Kida, është konstatuar zgjatja e muskulit, duke bërë që mesfushori ynë të jetë jashtë fushës për dy javët e ardhshme.

Shpresojmë dhe urojmë futbollistin tonë në shërim sa më të shpejtë”, shkruan klubi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat