Calhanoglu pranë kontratës së re me Milan

Futboll

Calhanoglu pranë kontratës së re me Milan

Më: 19 tetor 2020 Në ora: 20:27
Hakan Calhanoglut

Hakan Calhanoglut është pranë arritjes së marrëveshjes për një kontratë të re me krerët e Milanit, raporton Calcio Mercato.

“Rossonerët” dëshirojnë ta mbajnë 26-vjeçarin duke i ofruar një kontratë të re më të mirë, duke marrë parasysh se kontrata aktuale skadon në verën e vitit 2021.

Calhanoglu mund të jetë ndër lojtarët e radhës që mund të arkëtojë pesë milionë euro në vit nëse vendos të nënshkruajë kontratën e re, duke qëndruar kështu në “San Siro” pas paraqitjeve të mira me “Rossonerët” edicionet e fundit.

Futbollisti kaloi nga radhët e Bayer Leverkusen te Milani në edicionin 2017/18, duke bërë 136 paraqitje në Serie A, ku është i përfshirë në gjithsej 66 gola për klubin (27 gola dhe 39 asistime).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat