Florent Hadergjonaj në formacionin e javës në Superligën e Turqisë

Futboll

Florent Hadergjonaj në formacionin e javës në Superligën e Turqisë

Më: 19 tetor 2020 Në ora: 22:04
Florent Hadergjonaj

Florent Hadergjonaj është futur në formacionin e javës në Superligën e Turqisë.

Reprezentuesi i Kosovës kishte një paraqitje fantastike në javën që lamë pas, duke arritur që të futej në 11-shen më të mirë të futbollit turk.

Edhe Kasimpasa barazoi 1-1 në udhëtim te Karagumruk, Hadërgjonaj ndihmoi skuadrën e tij që të marrë së paku një pikë.

Lojtari 26-vjeçar edhe pse luanë si mbrojtës krahu, në këtë takim ishte i vendosur nga trajneri në qendër të defanzivës.

Paraqitja e tij pas takimit u vlerësua me notën më të lartë 7.4 nga faqja e statistikave, Sofascore.

Më poshtë mund të shikoni formacionin e plotë të javës së javës së pestë në Superligën e Turqisë.

Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat