Ismet Munishi – Valon Zymberit: “Ti veç për volejboll, mos më kallxo për futboll”

Futboll

Ismet Munishi – Valon Zymberit: “Ti veç për volejboll, mos më kallxo për futboll”

Më: 19 tetor 2020 Në ora: 23:41
Ismet Munishi

Trajneri i Ballkanit, Ismet Munishi ka theksuar se skuadra e tij mund të luajë më mirë në Evropë.

Munishi theksoi se Drita theksoi se arena ndërkombëtare ishte nivel tjetër – por mendon se Ballkani mund të luajë mirë pasi mund të vrapojnë.

“Këta smujnë me vrapu, lojtarët e mi vrapojnë. Mos m’kallxo t’i për futboll, veç për volejboll”, i tha fillimisht Munishi – Zymberit në Kanal 10.

“Mos u bë arrogant se ti je i ri në futboll. Ma i kulturum pak. Hin në Google, ti je refer i vojelbollit vëlla. Kur të fol për futboll me mu ki pak respekt, pa marrë parasysh se çka flasë”, përfundoi Munishi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat