“Chelsea mund ta fitojë Ligën e Kampionëve”

Futboll

“Chelsea mund ta fitojë Ligën e Kampionëve”

Më: 20 tetor 2020 Në ora: 00:13
Chelsea

Lopetegui beson se Lampard po drejton një skuadër të aftë për ta fituar Champions Leaguen.

Trajneri i Sevillën, Julian Lopetegui, në konferencë për media para ndeshjes në Champions League mes Sevillës dhe “Bluve” të Londrës, ka folur me superlativa për ekipin e Frank Lampard.

Ai beson se Chelsea ka skuadër për t’i shkuar deri në fund kësaj gare.

Sevilla dhe Chelsea gjenden në Grupin E dhe të martën, në Stamford Bridge do ta zhvillojnë sfidën e parë për këtë sezon në Ligën e Kampionëve.

Në këtë grup gjenden edhe Rennes me FC Krasnodar.

“Nesër do të luajmë kundër ekipit që mund ta fitojë Ligën e Kampionëve. Duhet të bëjmë paraqitje e mirë, është shansi ynë i vetëm”, u shpreh Lopetegui.

“Do të jetë ndeshje e vështirë, sidomos kur e di se do të luash në Ligën e Kampionëve dhe kundër një ekipi siç është Chelsea”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat