E konfirmon Pirlo, tregon për nervozizmin e Dybalas

Futboll

E konfirmon Pirlo, tregon për nervozizmin e Dybalas

Më: 20 tetor 2020 Në ora: 07:18
Dybalas

Nuk luajti asnjë minutë në barazimin 1-1 të Juventusit kundër Crotones.

Kjo e zemëroi tej mase Paulo Dybalan që madje raportohet se në tunel, u konfrontua edhe me shefin e Zonjës së Vjetër, Fabio Paratici.

Se Dybala nuk e priti aspak mirë stolin, e zbuloi edhe trajneri, Andrea Pirlo, teksa tregon arsyen e mos inkuadrimit në lojë.

“Kam folur me të dje siç kam folur me të gjithë. Ishte pak i nervozuar që nuk luajti kundër Crotones, por nuk duhet ta harrojmë se ai s’ka luajtur që tre muaj”, tha Pirlo.

“Ka shpenzuar 10 ditë në dhomë në Argjentinë duke marr ilaçe sepse s’ka mundur të stërvitet”.

“E mora me vete në Crotone që ta aktivizojmë disa minuta, por fatkeqësisht mbetëm me 10 lojtarë dhe s’mund ta inkuadronim atë. Ai është i gatshëm, do të shohim çfarë do të bëjmë”. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat