Sonte rikthehet Liga e Kampionëve, ndeshjet më interesante

Futboll

Sonte rikthehet Liga e Kampionëve, ndeshjet më interesante

Më: 20 tetor 2020 Në ora: 08:48
Ilustrim

Sezoni i ri në Ligën e Kampionëve nis sonte, me tetë ndeshje, përfshirë derbit Manchester United – Paris Saint-Germain dhe Chelsea – Sevilla.

Gara më prestigjioze evropiane për klube rikthehet vetëm tetë javë pasi edicionin e kaluar u mbyll, i cili u tejzgjat si pasojë e pandemisë koronavirus, por frika se edhe ky sezon do të ndikohet nga ky virus mbetet e madhe.

Ndeshja kryesore e mbrëmjes pritet të jetë ajo mes gjigantit anglez, Manchester United dhe finalistit të vitit të kaluar, Paris Saint-Germain në Grupin H.

Një përballje tjetër interesante vjen në grupin E, ku Chelsea ballafaqohet me fituesin e Ligës së Evropës, Sevillën.

Ndërkohë, Juventusi ka udhëtuar drejt Ukrainës për t’u përballur me Dynamo Kiev pa Cristiano Ronaldon, i cili është i infektuar me koronavirus.

Barcelona e pret Ferencvarosin në Camp Nou.

Dy takime luhen në orën 18:55, ndërsa të gjitha të tjerat në orën 21:00.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat