Chiellini: Juve e nis secilin sezon me qëllimin për ta fituar Ligën e Kampionëve

Futboll

Chiellini: Juve e nis secilin sezon me qëllimin për ta fituar Ligën e Kampionëve

Më: 20 tetor 2020 Në ora: 09:18
Giorgio Chiellini

Objektivi i Juventusit është gjithmonë që ta fitojë Ligën e Kampionëve. Kështu ka deklaruar kapiteni i Zonjës së Vjetër, Giorgio Chiellini.

Sot (e martë), Bianconerët e nisin sezonin e ri në garën më të madhe evropiane për klube me sfidën grupore përballë Dynamo Kievit.

“Lojtarët kanë ndryshuar, por unë nuk shoh dallime të mëdha nga e kaluara, pos një ndryshim normal i lojtarëve”.

“Duhet të fitojmë, kjo është ajo që ka rëndësi. Nuk e di sa do të zgjasë që ta shohim skuadrën në formën më të mirë, por ndaj Dynamos do të jetë me rëndësi të shënojmë gol”.

“E fillojmë secilin sezon me qëllimin për ta fituar Ligën e Kampionëve, nuk duan thjesht të jemi në rresht të parë… E rëndësishme është të përmirësohemi, të zhvillohemi dhe të arrijmë rezultate”, ka thënë Chiellini në konferencën për shtyp.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat