Futbollisti : K*rva mu*i, a keni gjak!?

Futboll

Futbollisti : K*rva mu*i, a keni gjak!?

Më: 20 tetor 2020 Në ora: 10:59
Futbollisti : K*rva mu*i, a keni gjak!?

Mbrojtësi i Barcelonës, Xherard Pike, është tërbuar me shokët e skuadrës gjatë ndeshjes ndaj Getafes, ku katalanasit u mposhtën me rezultatin 1:0. Spanjolli nuk është përmbajtur duke shferuar edhe gjuhën.

Mungesa e brohoritjeve në shkallët e impianteve bën që në plan të parë të dalin britmat e protagonistëve në fushë, teksa ka nxjerrë zbuluar futbollistin e Barcelonës.

Shfryrja e Pikesë, u kap nga kamerat dhe u “transkriptua” nga “El Golazo de Gol”. Bëhet fjalë për minutën e 71-të, kur Barça po humbiste 1-0 pas një 11-metërshi të shndërruar në gol nga  Mata, Getafe krijoi një rrezik më të madh te porta e Netos. Në këtë moment,  Pike nuk u përmbajt dhe e shfrenoi gjuhën ndaj shokëve të ekipit: “Kurva mu*i, a keni gjak!?”.

Pak çaste më vonë, Getafe po avanconte lehtësisht drejt portës së Netos dhe qendërmbrojtësi veteran u shfaq përsëri aktiv: “Zgjohu, lëvizni pra, dreqin!”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat