Barcelona rikthehet në Champions

Futboll

Barcelona rikthehet në Champions

Më: 20 tetor 2020 Në ora: 11:55
Barcelona rikthehet në Champions

Melodia e Champions League rikthehet, por vazhdon të ngjallë trishtim te Barcelona.

Turpi i 14 gushtit në Lisbonë , ku lojtarët me rekorde të pafund dhe me prestigj të jashtëzakonshëm hodhën bluzën e një klubi me 121 vjet histori nuk harrohet lehtë.

Emri që ngjall pak shpresë te klubi katalanas është Ronald Koeman.

Ai shpreson të jetë në gjendje të sjellë atë karizëm në ekip, për të rivendosur pasionin për gara, jo frikën që e ka kapur në vitet e fundit. Sigurisht, Koeman paralajmëron: "Ne nuk jemi favoriti kryesor".

Rivali në debutim është Ferencvaros një histori futbolli, fitues dy herë i Kupës së Mitropa (1928 dhe 1937) dhe një Kupë Fair (1965).

Megjithatë, tani janë të humbur në thellësitë e renditjes së UEFA-s duke u renditur në vendin e 135. Sonte për Ferencvaros mungon sulmuesi shqiptar Myrto Uzuni i cili është infektuar me koronavirus.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat