E turpshme çfarë ngjau në Sarajevë

Futboll

E turpshme çfarë ngjau në Sarajevë

Më: 20 tetor 2020 Në ora: 12:31
E turpshme çfarë ngjau në Sarajevë

Një skandal trondit futbollin boshnjak pasi ekipi i Sarejeva u detyrua të luante një ndeshje kundër Siroki, e cila në atë kohë kishte deri në 12 lojtarë pozitivë dhe mund të llogariste vetëm në 13 lojtarë.

Gjegjësisht, Federata e Futbollit vendase nuk e pranoi mundësinë për të shtyrë ndeshjen. Për shkak të kësaj, Siroki u detyrua të futej në fushë me gjashtë lojtarë të cilët shfaqën simptoma të koronavirusit.

“Përveç 12 lojtarëve që më parë kishin simptoma dhe ishin vendosur në izolim, u konfirmua sot se gjashtë lojtarë të tjerë që luajtën kundër Sarajevës dhe një anëtar i stafit profesional janë pozitivë për koronavirus”.

”Kishim frikë nga një skenar i tillë dhe kërkuam një shtyrje, sepse po rrezikojmë edhe kundërshtarin tonë. Shëndeti duhet të jetë i pari”, tha klubi i Siroki.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat