Napoli në siklet

Futboll

Napoli në siklet

Më: 20 tetor 2020 Në ora: 12:38
Napoli në siklet

COVID-19 vijon të përndjek Napoli edhe në Europa League. Fillimisht përballja me Genoa, ku pas atij takimi 14 lojtarë të ekipit kundërshtar rezultuan pozitiv, më pas dy lojtarë të Gattusos u infektuan, Zielinski dhe Elmas dhe në fund kaosi që solli sfida Juve-Napoli që i kushtoj humbje në tavolinë dhe minus një pikë në tabelën e klasifikimit.

COVID-19 e shqetëson edhe përpara startit në Europa League ku kundërshtari i tyre i parë AZ Alkmaar ka në përbërje 9 lojtarë pozitiv.

Napoli ka frikë të zbres në fushë dhe kërkon shtyrjen e këtij takimi por rregullat e UEFA-s janë strikte në këtë pikë.

E vetmja mënyrë për të shtyrë këtë takim është opsioni që Alkmaar të mos arrij të plotësoj numrin e lojtarëve për të zbritur në fushë, 13 të tillë. Në ndeshje ndërkombëtare nuk kanë efekt as ligjet lokale, Napoli nuk mund të refuzoj zhvillimin e këtij takimin, në të kundër rrezikon një dënim shembullor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat