UEFA bën ndryshime

Futboll

UEFA bën ndryshime

Më: 20 tetor 2020 Në ora: 13:21
UEFA bën ndryshime

UEFA po përgatitet që të bëjë një revolucion të thellë në kuadër të fazës së grupeve në Ligës së Kampionëve.

Sipas asaj që raporton The Telegraph, propozimi ishte që çdo skuadër t’i luajë nga dhjetë ndeshje në grup, me këto plane që ishin bërë qysh në fillim të këtij viti.

Nuk kishte interesim në fillim, mirëpo situata tani ka ndryshuar, me atë çfarë kërkojnë klubet evropiane, për më shumë ndeshje.

Diskutimet për këto ndryshime radikale do të vazhdojnë në këtë javë, e që pritet të jetësohen në vitin 2024.

Vendimi final do të merret në vitin 2021 me dy formate të Ligës së Kampionëve dhe me 36 klube pjesëmarrëse – aty ku përfshihen nga dhjetë takime për çdo skuadër.

Sipas modelit të parë, skuadrat do të ndaheshin në gjashtë grupe dhe nga gjashtë skuadra dhe do të përballeshin me njëra-tjetrën brenda dhe jashtë.

Në formatin e dytë, 36 klube do të luanin nga dhjetë ndeshje me dhjetë kundërshtarë të ndryshëm që do të përdorej sistemi i Zvicrës që përdoret po ashtu edhe në futbollin amerikan.

Besohet se është duke u rritur simpatia për sistemin e Zvicrës, e që mendojnë se do t’i përshtatej mjaftë mirë Ligës së Kampionëve, ku një skuadër luan ndaj tre kundërshtarëve nga dy herë.

Sistemi i propozuar zviceran do të lejonte që liderit të grupit të luante më shumë ndeshje, duke sjell më shumë interesim te tifozët.

Me coronavirusin që ka shpërthyer në të gjithë botën, tifozët do të kishin së paku çfarë të shikonin në televizorët e tyre, me një spektakël.

Por, mbetet të shihet se cili nga formatet do të votohet në vitin 2021, derisa bisedimet do të vazhdojnë gjatë tërë këtij viti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat