Carragher i sugjeron Liverpoolit...

Futboll

Carragher i sugjeron Liverpoolit...

Më: 20 tetor 2020 Në ora: 13:44
Carragher i sugjeron Liverpoolit...

Sezoni i mbrojtësit holandez, Virgil van Dijk, duket tashmë i kompromentuar pas dëmtimit shokues që pësoi në derbi përballë Evertonit dhe për drejtuesit e Liverpool prioritet është zëvendësimi i tij në merkaton e janarit.

Një nga emrat që pëlqehet më shumë është futbollisti i Leipzigut, Dayot Upamecano për të cilin jep sugjerimin e tij edhe ish-mbrojtësi i “The Reds”, Jammie Carragher.

Ai tha se vetëm francezi mund të jetë në lartësinë e van Dijk, ndaj u kërkoi drejtuesve të Liverpoolit blerjen e 21-vjeçarit me çdo kusht dhe me çdo kosto në merkaton e dimrit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat