Po digjen milionat

Futboll

Po digjen milionat

Më: 20 tetor 2020 Në ora: 14:49
Po digjen milionat

Bojkoti i kampionateve të futbollit po shton koston për klubet e futbollit si dhe po shton gjithashtu edhe problemet nëpër skuadra. Së pari, është një kosto e shtuar sportive për lojtarët dhe ekipet, të cilat humbasin shumë në aspektin sportiv.

Gjithashtu, me javët që kalojnë, klubet kanë kosto të shtuar për pagesat që duhet të shlyejnë.

Një tjetër aspekt për të cilin bojkoti ka kosto të mëdha është se skuadrat kanë kryer disa herë fazë përgatitore si dhe po stërviten kot me shpresën që fundjava e ardhshme të jetë ajo në të cilën futbolli do të rinisë. Jo vetëm kaq, por klubet kanë edhe humbje të paimagjinueshme në produktin e tyre.

Sidomos, kur bëhet fjalë për talente si Muçi e të tjerë, të cilët humbasin vlerë në treg duke mos luajtur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat