Jones do të ndjekë hapat e Smalling

Futboll

Jones do të ndjekë hapat e Smalling

Më: 20 tetor 2020 Në ora: 15:17
Jones do të ndjekë hapat e Smalling

Phil Jones do të ndjekë hapat e Smalling për t’u larguar përfundimisht nga Manchester United.

Mbrojtësi 28-vjeçar, i cili verën e kaluar rinovoi në mënyrë surprizë kontratën deri në vitin 2023, nuk merret në konsideratë nga Ole Gunnar Solskjaer ndaj dhe në janar do të kërkojë të nisë një aventurë të re.

Pengesa kryesore për një transferim të tij mbetet pretendimi i lartë i “Djajve të Kuq” për kartonin e tij, që vlen sipas tyre 20 milionë stërlina.

Një shumë të tillë vështirë ta paguajnë klubet angleze ndaj dhe një formulë e mundshme mbetet ajo e huazimit me të drejtë blerjeje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat