Llapi dhe Batatina nuk shijojnë gëzimin e parë

Futboll

Llapi dhe Batatina nuk shijojnë gëzimin e parë

Nga: Kemajl Goca Më: 20 tetor 2020 Në ora: 15:56
Llapi dhe Batatina në qielli e shtatë, shijojnë gëzimin e parë

Kryetrajneri Tahir Batatina dhe Llapi nga Podujeva nuk shijojnë fitoren e parë në javën e shtatë të elitës së futbollit të Kosovës.

Llapi ka barazuar me rezultat 2:2 kundër Besës nga Peja, në takimin që u zhvillua në fushën “Tahir Vokshi” në Brestovik.  

Llapjanët kanë dy barazime e katër humbje, një ndeshje me pak të luajtur dhe tani renditen në vend të dhjetë me 2 pikë, ndërsa Besa është në pozitën e nëntë me 4 pikë. 

Në pjesën e parë Llapi avancoi me rezultat 0:2 duke iu falënderuar golave të Engjëll Hotit në minutën e 20-të dhe të Arbnor Ramadanit në atë të 30-tën. 

Në pjesën e dytë, Visar Haxhiu shënon me kokë dhe ngushton rezulttatin 1:2 dhe në fund barazon 2:2..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat