Barcelona vs Ferencvaros, analizë rreth ndeshjes

Futboll

Barcelona vs Ferencvaros, analizë rreth ndeshjes

Më: 20 tetor 2020 Në ora: 15:49
Barcelona vs Ferencvaros

Barcelona pret ekipin nga Hungaria, Ferencvaros në “Camp Nou” në kuadër të Ligës së Kampionëve në fazën e grupeve, me fillim nga ora 21:00.

Ronald Koeman nuk ka probleme të reja sa i përket lëndimeve të lojtarëve në skuadër kështu duke e pasur të gjithë ekipin të gatshëm për duelin e sotëm ndaj Ferencvaros. Tekniku i Barcelonës do të vazhdojë edhe sot me mungesa të formacionit të parë ku mungojnë Marc-Andre ter Stegen, Jordi Alba dhe Samuel Umtiti. Portieri, Neto pritet të startojë ku para tij në vijën e mbrojtjes do ketë tandemin Pique-Lenglet. Mesfusha nuk do të ndryshojë ku pritet të startojnë De Jong me Busquets. Faza e sulmit do të jetë interesante ku Barcelona pritet të startojë me të rinjtë, Fati dhe Trincao në krye me yllin Messi.

Ndërkaq, tekniku i Ferencvaros, Serhiy Rebrov nuk ka probleme në ekipin e tij ku pritet ta ketë të gjithë skuadrën e gatshme për në “Camp Nou”. Rebrov preferon të startoj me skemën 4-2-3-1 dhe kështu pritet që të startoj ndaj Barcelonës. Portieri pritet të jetë Denes Dilbusz ku do ketë shumë punë kundër sulmit të Barçës, ndërsa mbrojtja do përbëhet nga dyshja Kovacevic dhe Blazic. Mesfusha do jetë interesante ku Somalia dhe Kharatin do përpiqen të shkatërrojnë sulmet e “Blaugranëve” ndërkaq sulmin do e udhëheq sulmuesi Uzuni.

Formacionet e mundshme për dy skuadrat pritet të jenë këto:

Barcelona (4-2-3-1): Neto; Roberto, Pique, Lenglet, Dest; Busquets, de Jong; Trincao, Coutinho, Fati; Messi

Ferencvaros (4-2-3-1): Dibusz; Lovrencsics, Blazic, Kovacevic, Civic; Kharatin, Somalia; Zubkov, Isael, Nguen; Uzuni.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat