Real Madridi publikon listën me 19 lojtarë të ftuar për takimin përballë Shakhtar Donetskut

Futboll

Real Madridi publikon listën me 19 lojtarë të ftuar për takimin përballë Shakhtar Donetskut

Më: 20 tetor 2020 Në ora: 16:41
Zinedin Zidane

Real Madridi ka publikuar listën e lojtarëve të ftuar për takimin ndaj Shakhtar Donetskut në kuadër të fazës së grupeve në Ligën e Kampionëve.

Ndeshja që luhet nesër (e mërkure) do të fillojë në ora 18:55 në stadiumin Santiago Bernabeu, me Los Blancos që cilësohen si favoritë

Zinedine Zidane për këtë sfidë ka ftuar në total 19 lojtarë që do të jenë në dispozicion për takimin ndaj skuadrës ukrainase.

Më poshtë mund të shikoni listën e plotë:

Portierë: Courtois, Lunin dhe Altube

Mbrojtës: Militao, Varane, Nacho, Marcelo, Ferland Mendy

Mesfushorë: Kroos, Modric, Casemiro, Valverde, Isco

Sulmuesit: Benzema, Asensio, Lucas Vazquez, Jovic, Vinicius, Rodrygo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat