Lajm i keq për Kosovën

Futboll

Lajm i keq për Kosovën

Më: 20 tetor 2020 Në ora: 17:20
Lajm i keq për Kosovën

Telashet për Kombëtaren e Kosovës nuk kanë të ndalur kohëve të fundit.

Lajmet e fundit dëshpërojnë sërish pasi portieri, Arijanet Muriç ka pësuar një lëndim muskulor në ndeshjen e fundit që ka zhvilluar për Gironën.

Klubi spanjoll ka njoftuar se Muriç ka pësuar lëndim në miqësoren e fundit që ka zhvilluar dhe do të mungojë rreth 3 javë.

Muric këtë sezon është transferuar në klubin spanjoll në formë të huazimit nga Manchester City. Numri një i Kosovës nëse nuk arrin të rikuperohet, atëherë do të mungojë në ndeshjet e nëntorit të kombëtares.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat