Makthi e ndjek Napolin

Futboll

Makthi e ndjek Napolin

Më: 20 tetor 2020 Në ora: 17:24
Makthi e ndjek Napolin

Makthi i Koronavirusit vazhdon ta ndjekë Napolin edhe në Europë. Kundërshtari i skuadrës së Gatuzos në Ligën e Europës, AZ Alkmar, ka konfirmuar së fundmi se 13 lojtarë kanë rezultuar me Koronavirus.

Një situatë shumë e keqe te klubi holandez, te i cili janë infektuar edhe 3 pjesëtarë të stafit. Megjithatë deri tani thuhet se ndeshja do të zhvillohet, pasi në protokollin e UEFA-s thuhet se në rast se janë 13 lojtarë gati në skuadër, atëherë ndeshja nuk anulohet dhe skuadra holandeze ka gati 17 lojtarë.

Në orët e ardhshme pritet të merret edhe një vendim përfundimtar për ndeshjen, por deri tani thuhet se do të luhet pa problem, duke iu referuar protokollit të UEFA-s.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat