Agim Bytyçi, ish kryetar i parë i Federatës së Futbollit të Kosovës, ka ndërruar jetë me 10 tetor apo para 3 javësh! Ish portieri i mirënjohur, Esat Mehmeti, kërkon ngritjen e një lapidarit për figurën e Agim Bytyçit.
“A do të skalitet në bronz edhe figura e kryetarit të parë historik të FFK-së, z. Agim Bytyçi!?
Me sakrificën, inteligjencën, urtësinë, trimërinë, modestin, së bashku me bashkëpunëtorët historik e trasuan rrugën e pavarësisë në kohën e aparteidit - okupimit total nga okupatori, duke hapëruar drejtë lirisë dhe pavarësisë. Duke vazhduar me patriotin e paepur z. Rexhep Abdullahu, Sabri Hashani e deri te legjendari Fadil Vokrri dhe i sotit Agim Ademi... Pa dashur të futem në debate, se a është bërë mjaftë e mirë në organizimin e përcelljes mortore të kryetarit të parē z. Agim në banesën e fundit - unë them jo , si edhe ku u varros!?
Arsyeja, le ti mbetet kësaj kohe e pa kohë, pandemie e krize shoqërore - në të gjitha sferat...
Ngritja e lapidarit të figurës z. Agim Bytyçit në Prizrenin historik do tē begatonte edhe më shumē, do tē shndrit e ngrit shumë figura sportive, ndër kohëra që e lanë këtë tokë me djersë, gjak e të vrarë - disa futbollist nga dora gjakatare. Liria e drejtësia u pagua shtrenjtë. Anëtarësimi në FIFA, UEFA...ishte kurorë e moment shekullor i një armate të gjerë sportive - të prirë me individ të mençur...
Parlamenti i Kosovës, me deputetet ditën e dinë me marr vendime meritore - një aprovim – vendimmarrje në realizimin e propozimit, jo vetëm timin...
I bindur ,se do të hasim në mirëkuptim , do ta realizojmë këtë detyrë meritore ...”, shkruan Mehmeti.