Top-5 golashënuesit e Superligës së Kosovës

Futboll

Top-5 golashënuesit e Superligës së Kosovës

Më: 20 tetor 2020 Në ora: 18:20
Mirlind Daku

Superliga e Kosovës në futboll ka arritur në xhiron e shtatë dhe ky edicion po bëhet gjithnjë e më interesant.

Skuadra nga Suhareka, Ballkani, po kalon formën më të mirë dhe momentalisht kryeson tabelën me 16 pikë të tubuara.

Pas Ballkanit, në vendin e dytë renditet Arbëria, skuadra e cila po bën befasi në këtë edicion dhe deri më tani ka grumbulluar 11 pikë.

Sa i përket golashënuesve, është sulmuesi i Ballkanit, Mirlind Daku, ai i cili kryeson i vetëm në krye të renditjes me hiq më pak se 12 gola të realizuara deri më tani, kurse pas tij renditet sulmuesi i Prishtinës, Oto John, me 5 gola, i ndjekur nga Greca, Marclei dhe Rexha që kanë realizuar nga tre gola deri më tani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat