Ky është veprimi i Juventusit për Dybalan

Futboll

Ky është veprimi i Juventusit për Dybalan

Më: 20 tetor 2020 Në ora: 18:27
Ky është veprimi i Juventusit për Dybalan

Juventusi ka pasur një çështje të nxehtë këto ditë. Sulmuesi Paulo Dybala ka bërë fjalë me drejtori Fabio Paratici, pasi drejtuesit vendosën që të mos luante ndaj Crotones.

“Zonja e Vjetër” ka menduar që të befasojë futbollistin kampion. Ata po bisedojnë prej kohësh për rinovimin e kontratës dhe duket se marrëveshja është afër.

26-vjeçari ndihet mirë në Torino, pavarësisht përplasjeve të fundit.

Ai nuk ka ndërmend të lëvizë, por bisedimet në kohë janë zgjatur për shkak të mosmarrëveshjes me pagën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat