Gjuha e dytë zyrtare është shqipja në klubin kroat, ja çfarë shkruan media kroate

Futboll

Gjuha e dytë zyrtare është shqipja në klubin kroat, ja çfarë shkruan media kroate

Më: 20 tetor 2020 Në ora: 18:34
Gjuha e dytë zyrtare është shqipja në klubin kroat, ja çfarë shkruan  media kroate

Prania e madhe e futbollistëve shqiptarë në radhët e Lokomotivës së Zagrebit ka tërhequr vëmendjen e mediave kroate. “Sportske Jutarnji“ i ka kushtuar një artikull “shqiptarizimit“ të skuadrës kryeqytetase. “Punë e paqme! Edhe Kombëtarja e Zvicrës nuk ka aq shumë shqiptarë sa Lokomotiva e Zagrabit“, është titulli me të cilin media kroate hap shkrimin e saj.

Janë plot 7 futbollistë shqiptarë në radhët e nënkampionëve të Kroacisë. Mersinaj, Cokaj, Tuci, Kallaku, Ibishi, Tahiraj dhe Maliqi janë lojtarët që Goran Tomiç ka nën urdhërat e tij këtë sezon, ndërsa grupit i janë larguar dy prej kryesorëve në suksesin e vjetshëm, Myrto Uzuni dhe Lirim Kastrati, shkruan sportekpres nga Tirana.

Kaq mjafton që media në fjalë të thotë se gjuha e dytë zyrtare që flitet në Kajzerica, zona ku stërvitet Lokomotiva e Zagrebit, është ajo shqipe. Më tej meritat ia veshin të gjitha një emri, Besnik Prengës, për të cilin nuk mungojnë vlerësimet.

“Çdo gjë që preku, e ktheu në cilësi“, kjo është forma sesi “Sportske Jutarnji“ zgjedh të përgëzojë punën e Prengës për të sjellë talentet shqiptare në Kroaci, të cilët më pas ia shpërblyen me suksesin e arritur në fushën e lojës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat