Partizani vijon përgatitjet

Futboll

Partizani vijon përgatitjet

Më: 20 tetor 2020 Në ora: 19:02
Partizani vijon përgatitjet

Partizani ka zhvilluar dje dy seanca stërvitore, ku paradite lojtarët kanë marrë ngarkesë në sallë force, ndërsa pasdite kanë zbritur në fushën e kompleksit “Pepa” në Elbasan.

Theofilus Solomon ka zhvilluar dje vetëm seancën e mbyllur në palestër, ndërsa pasdite stafi e ka lënë pushim nigerianin, në mënyrë që të mos mbingarkohej.

Për drejtuesit e kuq nuk bëhet fjalë për ndonjë shqetësim, kështu që sulmuesi shikohet gati për ekipin në rast se në fundjavë do të vendoset që të luhet java e parë e sezonit të ri, ku sipas kalendarit janë në transfertë ndaj Kastriotit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat