Barcelona bindshëm, Manchester Utd shtang Parisin! Lazio me Muriqin tronditin Dortmundin 

Futboll

Barcelona bindshëm, Manchester Utd shtang Parisin! Lazio me Muriqin tronditin Dortmundin 

Nga: Kemajl Goca Më: 20 tetor 2020 Në ora: 21:26
Messi

(E plotësuar) - Barcelona e fillon furishëm fazën e grupeve në Champions League në futboll.  Katalunasit triumfuan me rezultat 5:1 kundër skuadrës hungareze Ferencvarosit. Në minutën e 27-të, Lionel Messi e nisi serinë e golave, duke shënuar për 1:0.  Pastaj Fati ka shënuar në minutën e 42-të dhe Coutinho (52'), për 3:0.

Në minutën e 70-të, Igor Kharatin i Ferencvarosit, nga penalltia ngushton rezultatin 3:1. Në minutën e 82-të, Pedri realizon për 4:1. Në minutën e 89-të, Dembele vulos fitoren e Barcelonës me 5:1 dhe për tri pikë në start të edicionit të ri në fazën e grupeve. Nga minuta e 68-të, Pique përjashtohet me karton të kuq dhe Barcelona mbetet me një lojtar më pak në fushë.

Duhet theksuar se Bekim Zogaj ishte gjyqtar anësor në takimin mes Barcelonës dhe Ferencvaros dhe kreu punën me sukses. 

Lazio ka treguar lojë të madhe, duke e mposhtur me 3:1 Dortmundin. Në minutën e 6-të, Ciro Immobile me mjeshtri parabolloi nga afërsia portierin, 1:0 për Lazion. Hitz (23') shënon autogol për 2:0, ndërsa në minutën e 71-të, Erling Haaland shënon për Dortmundin dhe zvogëlon epërsinë në 2:1. Në minutën e 76-të, Akpa Akpro thellon fitoren e skuadrës nga Roma me 3:1.

Image

Lazio

Portieri Thomas Strakosha ka treguar formë të mirë në portën e Lazios, ndërsa reprezentuesi i Kosovës, Vedat Muriqi, debuton nga minuta e 67-të dhe në fitoren e madhe. Strakosha dhe Muriqi sikur në qiellin e shtatë, gjunjëzuan Dortmundin.

PSG shtanget nga Manchester Utd. ‘Djajtët e Kuq’ shënojnë fitore me rezultat 2:1 në Paris dhe importojnë tre pikë të mëdha. Në minutën e 23-të, Bruno Fernandes nga penalltia shënon për Manchester Utd. Në pjesën e dytë përkatësisht në minutën e 55-të, Anthony Martial shënon autogol dhe barazohen shifrat 1:1.

ImageManchester Utd

Në minutën e 87-të, Marcus Rashford realizon për fitoren e madhe të Manchester Utd. Leipzig triumfon me rezultat 2:0 ndaj Basaksehirit. Golat i ka shënuar Angelino (16’ dhe 20’).

Rezultatet, Grupi E
Chelsea-Sevilla 0:0
Rennes-Kranosdar 1:1

Grupi F
Lazio-Dortmund 3:1
Zenit-Club Brugge 1:2

Grupi G
Dynamo Kiev-Juventus 0:2
Barcelona-Ferencvaros 5:1

Grupi D  
PSG-Manchester Utd 1:2
Leipzig-Basaksehir 2:0

9' Dembele shënon për Barcelonën për 5:1, ndërsa Marcus Rashford realizon për Manchester Utd, 1:2.

Pedri në minutën e 82-të realizon për 4:1 në favor të Barcelonës..

76' Jean Akpa Akpro thellon epërsinë 3:1 të Lazios.

71' Erling Haaland shënon për Dortmundin, 2:1.

70' Igor Kharatin i Ferencvarosit, nga penalltia ngushton rezultatin 3:1 

68' Pique përjashtohet nga loja, Barcelpona mbetet me një futbollist më pak.

55’ Anthony Martial shënon autogol dhe barazohen shifrat 1:1. 

52'  Philippe Coutinho thellon eprësinë në 3:0 të Barcelonës.

Fillojnë pjesët e dyta.

Përfundojnë pjesët e para.

42' Barcelona e fortë. Anssumane Fati shënon për 2:0 për Barcelonën kundër Ferencvarosin. 27 Lionel Messi shënon nga penalltia për Barcelonën, 1:0.

23’ Bruno Fernandes nga penalltia shënon për Manchester Utd.

23’ Luiz Felipe thellon epërsinë në 2:0 të lazios.

20’ Angelino me goditje të fortë shton epërsinë në 2:0

17' Vetëm dygola deri me tash, Lazio avancon.

16’ Angelino brenda 16-shit, nga rreth 12 metra me goditje të fortë kalon në epërsi me 1:0 Leipzig-un. 

Në minutën e 6-të, Ciro Immobile me mjeshtri parabolloi nga afërsia portierin, 1:0 për Lazion. 

Grupi E
Chelsea-Sevilla 0:0
Rennes-Kranosdar 0:0

Grupi F
Lazio-Dortmund 2:0
Zenit-Club Brugge 1:2

Grupi G
Dynamo Kiev-Juventus 0:2
Barcelona-Ferencvaros 2:0

Grupi D  
PSG-Manchester Utd 0:1
Leipzig-Basaksehir 2:0

Portieri Thomas Strakosha është standard si zakonisht të Lazio, ndërsa Vedat Muriqi në bankë. Të gjitha ndeshjet janë baras 0:0.

Sonte zhvillohen ndeshjet e para të rrethit të parë të fazës së grupeve në Champions League në futboll.

Ndeshja më atraktive është ajo mes PSG-së dhe Manchester Utd, ndërsa Dortmund luan kundër Lazios.

Barcelonë është favori ndaj Ferencvarosit, ndeshje e fortë pritet edhe mes Chelseas dhe Sevillës, sikurse edhe Rennes-Kranosdar, Leipzig-Basaksehir.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat