Tifozët e Llapit i drejtohen futbollistëve: Nuk do t’i tolerojmë të bëjnë shaka e marrira me ngjyrat që dikur i kemi mbrojtur me nder 

Futboll

Tifozët e Llapit i drejtohen futbollistëve: Nuk do t’i tolerojmë të bëjnë shaka e marrira me ngjyrat që dikur i kemi mbrojtur me nder 

Më: 20 tetor 2020 Në ora: 21:13
Tifozët e Llapit i drejtohen futbollistëve: Nuk do t’i tolerojmë të bëjnë shaka e marrira me ngjyrat që dikur i kemi mbrojtur me nder 

Tifozët e Llapit nga Podujeva, “Legjendat”, kërcënojnë futbollistët.

Ja komunikatat e tyre: 
Të dashur llapjanë!

Po shkruajmë këtë reagim në lidhje me rezultatet e dobëta të skuadrës tonë të qytetit, KF Llapit. Skuadra jonë po u potencojmë se nga gjashtë ndeshje të luajtura ka bilanc më se negativ, katër humbje e dy barazime. 2 pikë dhe të katandisur në fundin e tabelës, flasin vetë për gjendjen kaotike të krijuar në klubin tonë.

Ne si Kryesi e Legjendave kemi qenë prapa futbollistëve gjithmonë si në të mirë si në të keq, por tashmë na ka humbur durimi. Futbollistët duhet të jenë të vetëdijshëm se më nuk do t'i tolerojmë të bëjnë shaka e marrira me ngjyrat që dikur i kemi mbrojtur me nder, dinjitet e krenari.

Të dashur llapjanë, po u potencojmë me plotë vetëdije se problemi nuk është tek trajneri dhe shtabi teknik. Ju bëjmë me dije se futbollistët aktual kanë marrur me rregull të gjitha pagat, poashtu kanë marrur edhe premiot në emër të nënshkrimit të kontratës, shuma kto marramendëse e rezultate askund.

Durimit tonë i erdhi fundi. Nëse nuk arrini të fitoni duke stërvitur, nuk do t'iu lejojmë të stërvitni. Nëse keni fytyrë të na dilni përpara, na dilni! Ne do të jemi tek ju, do tubohemi e nuk do ta shihni fushën me sy sepse nga rezultatet tuaja, ne nuk kemi fytyrë të dalim askund në qytet, e ju nuk e keni problem të dilni sepse shumica nga ju jetoni në qytet tjetër e Podujevën e shihni në javë vetëm nga 2 orë në ditë.

Llapjanë të dashur, ju lutemi mos u shfrenoni në trajnerin dhe kryesinë. Të jeni të bindur se kryesia e klubit në krye me trajnerin Batatina iu ka qëndruar pranë lojtarëve pas çdo humbje. Fajtorë janë vetëm ata që nuk e ndjejnë fanellën e Llapit, të cilëve u bëjmë me dije se nuk do ta kenë kënaqësinë më të luajnë me ndjenjat e llapjanëve dhe neve si tifozë.
E kishim të rrugës të sqaronim gjendjen aktuale nëpërmjet kësaj komunikate, pas të cilës shumë shpejt do marrim edhe vendimet tjera konform situatës.
Me respekt Kryesia e LEGJENDAVE".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat