Prapaskenat

Futboll

Prapaskenat

Më: 20 tetor 2020 Në ora: 23:14
Prapaskenat

Manchester United kishte arritur marrëveshje me Barcelonën në këtë verë që shkoi për transferimin e Ouseman Dembele.

Djajtë e Kuq dhe Blaugranasit ishin pajtuar që sulmuesi francez të kalonte në Old Trafford në formë huazimi me të drejtë blerje.

Por, 14 orë para se të mbyllej afati kalimtar, Dembele kishte shkuar në zyrat e klubit katalunas për të diskutuar rreth të ardhmes së tij.

Aty, francezi i kishte përsëritur bordit të Barcelopnës dëshirën e parevokueshme për të qëndruar në Camp Nou.

Barcelona kishte tentuar që të bindte lojtarin se do të ishte një kalim që do t’i ofronte atij më shumë minuta lojë te United.

Mirëpo, Dembele ishte i vendosur që të qëndronte në skuadër dhe të luftonte për vendin e tij dhe ajo gjë ndodhi.

Afati kalimtar u mbyll dhe Barcelona mbeti me Dembelen në skuadër, duke u shkatërruar kështu planet për transferimin e Memphis Depayt nga Lyoni.

Në anën tjetër, Manchester United u detyruar të transferonte Edinson Cavanin si lojtar të lirë me kontratë njëvjeçare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat