Ky gjyqtar nga Kosova ndau drejtësinë në mes Barcelonës së Messit dhe Ferencvarosit 

Futboll

Ky gjyqtar nga Kosova ndau drejtësinë në mes Barcelonës së Messit dhe Ferencvarosit 

Nga: Kemajl Goca Më: 20 tetor 2020 Në ora: 23:25
Bekim Zogaj

Gjyqtari nga Kosova me nënshtetësi zvicerane, Bekim Zogaj, sonte ishte gjyqtar anësor në sfidën mes Barcelonës dhe skuadrës hungareze Ferencvarosi.

Barcelona ka shënuar fitore me rezultat 5:1 ndaj Ferencvarosit, në takimin e parë të grupit G në Champions League në futboll. 

Një ndeshje e dominuar nga Barcelona, me gjirhsej gjashtë gola të shënuar për 90 minuta dhe me një karton të kuq, Gerrard Pique i katalunasve u përjashtua në minutën e 68-të.  

Gjyqtar kryesor ishte Sandro Scharer, ndërsa asistentët të tij Stephane de Almeida dhe Bekim Zogaj, gjyqtar i katërt ishte Fedayi San. Zogaj me gjyqtarë të tjerë zviceranë kryen detyrën me shumë sukses.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat