Superliga: Sot luhet derbi i pretendentëve kryesorë për titull në Suharekë

Futboll

Superliga: Sot luhet derbi i pretendentëve kryesorë për titull në Suharekë

Më: 21 tetor 2020 Në ora: 09:12
Superliga: Sot luhet derbi i pretendentëve kryesorë për titull në Suharekë

Superliga e Kosovës do të sjellë në javën e shtatë takimin më të pritur nga tifozët e futbollit vendor.

Ballkani, që aktualisht është lider, pret Dritën në ‘Stadiumin e Qytetit’ të Suharekës, sot me fillim nga ora 14:00.

‘Portokallinjtë’ kanë vendin e parë me 16 pikë, gjashtë më shumë se Drita që renditet e treta, por që ka dy ndeshje më pak të zhvilluar për shkak të angazhimit të saj në Evropë.

Në Suharekë pritet të zhvillohet një ndeshje e hapur dhe e pëlqyeshme për sytë e dashamirëve të futbollit, anipse mundësia e vetme është që ta ndjekin nga televizori.

Edhe dy ndeshje të tjera janë në orar të zhvillohet sot. Prishtina takohet me Feronikelin në ‘Fadil Vokrri’, ndërsa Gjilani luan si nikoqir i Trepçës ’89. Këto takime gjithashtu fillojnë në orën 14:00.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat