Shkëndija ndaj Gostivarit starton edicionin e ri të Kupës

Futboll

Shkëndija ndaj Gostivarit starton edicionin e ri të Kupës

Më: 21 tetor 2020 Në ora: 11:29
Shkëndija ndaj Gostivarit starton edicionin e ri të Kupës

Mesjava sjell ndeshjet e 1/8 së finales së Kupës së Maqedonisë së Veriut dhe Shkëndija nga Tetova pikërisht në këtë fazë do të kenë paraqitjen e parë në edicionin e ri të kësaj gare në futboll.

Në kushte të jashtëzakonshme shkaku i pandemisë me COVID-19, Komisioni për Gara pranë FFMV-së vendosi që katër gjysmëfinalistët e edicionit të kaluar (Shkëndija, Struga Trim&Lum, Bregallnica dhe Akademia Pandev) të ndërprerë të kalonin direkt në 1/8 e finales në edicionin e sivjetshëm. Kështu Shkëndija në shortin e kësaj faze mori për kundërshtarë Gostivarin, ndërsa edhe pse kuqezinjtë kanë cilësinë e vendasit, dueli do të luhet në stadiumin e qytetit në Gostivar shkaku i punimeve që zhvillohen në terrenin e stadiumit të qytetit në Tetovë.

Pas fitores së lartë 5:1 në fushë të Vardarit, skuadra ka kthyer vëmendjen ka dueli i Kupës dhe të hënën e të martën është punuar enkas për këtë ndeshje. Kapiteni Egzon Bejtullai mbetet jashta kombinimit për shkak të lëndimit, ndërsa gjithë futbollisët tjerë janë në dispozicion të shefit të stafit teknik Ernest Gjoka.

Koiçidencë por e bukur që Shkëndija e Gostivari janë ekipe që udhëheqin renditjen tabelare në kategoritë përkatesë ku garojnë, ndërsa të dyja skuadrat nuk kanë shijuar humbjen në sezonin e ri. Shkëndija nga 9-të duele të elitës ka bilans prej 6 fitoreve dhe 3 barazimeve, ndërsa Gostivari me 20 pikë është lider i Ligës së Dytë-Perëndim, pasi në 8-të xhiro ka regjistruar 6 fitore dhe 2 barazime.

Për dallim nga Shkëndija që vjen direkt në këtë fazë, Gostivari në 1/8 e finales u kualifikua pasi në 1/16 fitoi 5:0 Tikveshin, aktualisht lider në Ligën e Dytë-Lindje dhe skuadër e cila njejtë si Shkëndija e Gostivari deri tani nuk njeh humbjen në kampionat.Përballja Shkëndija-Gostivari luhet të mërkurën në stadiumin e qytetit në Gostivar me fillim në orën 14:30.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat