Ismaili: Nuk do të nënvlerësojmë asnjë kundërshtarë, Shkupi kërkon kualifikimin

Futboll

Ismaili: Nuk do të nënvlerësojmë asnjë kundërshtarë, Shkupi kërkon kualifikimin

Më: 21 tetor 2020 Në ora: 11:32
Ismaili: Nuk do të nënvlerësojmë asnjë kundërshtarë, Shkupi kërkon kualifikimin

Pas mbylljes së javës së nëntë në kampionat, skuadra e Shkupit nuk kishte shumë kohë për të pushuar dhe fitorja ndaj Akademija Pandevit është lënë shumë shpejt pas.

Futbollistët kishin dy ditë kohë për të punuar për të punuar për sfidën e radhës, e që është ajo e 1/8 së finales së Kupës së Maqedonisë së Veriut, ndërsa për kundërshtarë e kemi ekipin e kategorisë së dytë, Kit-Go.


Për këtë përballje ka folur i rikthyeri në ekip, futbollisti Fatih Ismaili, i cili mes tjerash ka potencuar se skuadra është në formë, por për të vazhduar tutje duhet dhënë maksimumin dhe bashkërisht të arrihet në çerekfinale.

“Është një periudhë me orar mjaft të ngjeshur, andaj duhet të kemi parasysh se të gjithë futbollistët duhet të japim maksimumin në secilën prej tyre. E kemi potencuar se këtë sezon kërkojmë të shkojmë sa më gjatë të jetë e mundur edhe në garat e Kupës së Maqedonisë së Veriut, andaj nuk do të nënvlerësojmë asnjë kundërshtarë që kemi para nesh.

Është shumë më problematike kur luan me ekipet e kategorisë së Dytë, pasi që vijnë të frymëzuara për tu përballur me një ekip siç është Shkupi. Kit-Go na befasoi para dy viteve pikërisht në garat e Kupës, andaj nuk mendojmë që do të jetë ndeshje e lehtë, por me angazhimin e skuadrës besoj se do të vazhdojmë më tutje”, ka thënë Fatih Ismaili.

Ndeshja e 1/8 të finales së Kupës së Maqedonisë luhet të mërkurën, ndërsa për shkak të punimeve në stadiumin e Çairit, ekipi këtë ndeshje e luan në terrenin e lagjes “Maxhari”, e ndeshja fillon në orën 14:30 minuta. Edhe kjo ndeshje për shkak të pandemisë së COVID-19, luhet pa praninë e publikut.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat