UEFA kundërshton me forcë planet e klubeve elitare për “Super League”

Futboll

UEFA kundërshton me forcë planet e klubeve elitare për “Super League”

Më: 21 tetor 2020 Në ora: 11:55
UEFA kundërshton me forcë planet e klubeve elitare për “Super League”

UEFA e ka bërë të qartë kundërshtimin e saj ndaj një kompeticioni të ri, që përfundimisht do të zëvendësonte Ligën e Kampionëve. Po flitet se klubet kanë rënë dakord për një “Premier League Europiane”, projekt që shfaqet vetëm disa javë pas planeve të diskutueshme për të ristrukturuar nivelin elitar të futbollit në Angli përmes “Project Big Picture”.

Formati i propozuar parasheh që disa nga skuadrat më të mëdha të kontinentit marrin pjesë në të ashtuquajturën “Super League”, me skuadra nga Anglia, Franca, Gjermania, Italia dhe Spanja, që garojnë të gjitha për dominimin europian, shkruan telesport.

Asnjë deklaratë zyrtare nuk është bërë nga ata që janë përfshirë në këto plane, por një raport i “Sky News” pretendon se një paketë prej 4.6 miliardë stërlinash (6 miliardë dollarë) është siguruar nga banka e “Wall Street JP Morgan” për të ndihmuar në krijimin e kompeticionit të ri. Raporti, gjithashtu, thekson se Liverpool dhe Manchester United janë përfshirë në diskutime.

Një format i tillë është kritikuar gjerësisht si një mënyrë që klubet më të pasura të Europës të konsolidojnë pushtetin e tyre, çka do të thotë më pak të ardhura për palët ambicioze jashtë elitës së tanishme. Vetë UEFA, me statusin e organit drejtues të futbollit europian, deklaron se një “Super League” e tillë shkon kundër vetë strukturës së lojës; duke parë të njëjtat skuadra nga viti në vit, në fund të fundit do të bëhej e mërzitshme.

Një zëdhënës tha: “Presidenti Aleksander Ceferin e ka bërë të qartë në shumë raste se UEFA e kundërshton fuqimisht një garë të tillë. Parimet e solidaritetit, promovimit, rënies dhe ligave të hapura janë të panegociueshme. Është kjo që e bën futbollin europian të funksionojë dhe Champions League garën më të mirë sportive në botë.

UEFA dhe klubet janë të përkushtuara për të ndërtuar një forcë të tillë, që të mos e shkatërrojnë atë për të krijuar një “Super League” me 10, 12, madje 24 klube, e cila do të bëhej në mënyrë të pashmangshme e mërzitshme”.

Ish-mbrojtësi i Liverpool, Jamie Carragher, gjithashtu dha reagimin e tij ndaj planeve për një “Premier League Europiane”, thjesht duke u përgjigjur: “Oh f * ck off”!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat